Hapni Bruno Coffee në Qytetin Tuaj

Bëhuni pjesë e një marke të njohur ndërkombëtarisht dhe investoni në një model franchise të provuar, fleksibël dhe të orientuar drejt fitimit. Bruno Coffee Albania ju ofron të gjithë mbështetjen, ekspertizën dhe know-how-n e nevojshëm për të ndërtuar një biznes të suksesshëm dhe afatgjatë në tregun shqiptar.

HAPAT PËR TË HAPUR BRUNO COFFEE

Shprehje interesi dhe komunikim fillestar

Kontakti i parë me përfaqësuesin e Bruno Coffee Albania për të shprehur interesin tuaj për bashkëpunim.

Takim me ekipin tonë dhe analizë e zonës së përshtatshme për zhvillimin e biznesit tuaj.

Përgatitja e një plani biznesi të detajuar, të përshtatur sipas tregut dhe potencialit lokal.

Sigurimi i territorit të ekskluzivitetit dhe fillimi i kërkimit për pronën ideale.

Zgjedhja e objektit përfundimtar dhe optimizimi i planit të biznesit sipas kushteve reale.

Formalizimi i bashkëpunimit dhe fillimi i punimeve ndërtimore sipas standardeve Bruno Coffee.

Rekrutimi i stafit dhe trajnimi i plotë sipas procedurave dhe filozofisë së markës.

Organizimi i zinxhirit të furnizimit dhe standardizimi i produkteve.

Hartimi i procesit të preopening dhe strategjisë për hapjen madhështore (Grand Opening).

Nisja zyrtare e operimit të dyqanit Bruno Coffee.

PSE BRUNO COFFEE?

Markë e njohur dhe e konsoliduar

Ju hapni një brand të njohur ndërkombëtarisht, i cili ju ofron të gjithë know-how-n e nevojshëm për sukses.

Franchise fleksibël

Modeli ynë i franchise është fleksibël, me fokus dhe prioritet maksimal fitimin e partnerit.

Pa royalty Pa komisione

Nuk aplikohen royalty apo komisione mujore.

Kthim i shpejtë i investimit

Amortizimi i një dyqani Bruno Coffee llogaritet nga 1.5 deri në 2.5 vite, në varësi të zonës, qirasë dhe madhësisë së ambientit.

Siguri territori

Ekskluziviteti i territorit është parim bazë për ne, për të garantuar një biznes të shëndetshëm dhe efikas.

Trajnim i vazhdueshëm i stafit

Stafi trajnohet rregullisht për të ruajtur standardet e larta të cilësisë dhe shërbimit.

FORMË APLIKIMI PËR FRANCHISE